×
  • Lajme
  • Botë

    COVID 19 po rritet frikshëm: 112 mijë të vdekur e 1.8 milion të infektuar

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 10:19

    Më shumë se 1.824.950 raste infektimi dhe 112.510 të vdekur u regjistruan në 193 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.


    Ndër këto raste, të paktën 375.500 sot konsiderohen të shëruar.

    Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë, janë regjistruar 5.441 vdekje të reja dhe 79.512 raste infektimi në mbarë botën.

    Vendet që kanë njoftuar më shumë raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë SHBA me 1 607 vdekje, Spanja me 619 dhe Britania e Madhe me 737.

    Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 052 raste, përfshirë 3 339 vdekje dhe 77.575 të shëruar. 99 raste infektimi dhe asnjë vdekje u njoftuan midis të shtunës dhe të dielës.

    Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 546 874 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 21 489 vdekje dhe 32 369 të shëruar.

    Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 19.899 vdekje për 156.363 raste, Spanja me 16.972 vdekje për 166.019 raste, Franca me 14.393 vdekje për 132.591 raste dhe Britania e Madhe me 10.612 të vdekur për 84.270 raste.

    Që nga dita e djeshme, Burundi ka njoftuar vdekjen e parë nga COVID-19.

    Europa – 932.205 raste (77.129 viktima).

    SHBA dhe Kanadaja – 571 67 raste (22.237 viktima).

    Azia – 137.800 raste (4.896 viktima).

    Lindja e Mesme – 100.030 raste (4.783 viktima).

    Amerika Latine dhe Karaibet – 61.979 raste (2.615 viktima).

    Afrika – 14.250 raste (786 viktima)

    Oqeania – 7.525 raste (70 viktima).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!