Një aeroplan i Air India nga Ahmedabad për në Londër u rrëzua pranë aeroportit në zonën Meghani Nagar të Ahmedabad, ditën e sotme.
Një video që supozohet se tregon aeroplanin duke fluturuar pak mbi një zonë të dendur me popullsi, pastaj duke u zhdukur pas ndërtesave, e ndjekur nga një shpërthim i madh është përhapur në media.
Air India ka thënë se në aeroplan ishin 169 shtetas indianë, 53 britanikë, shtatë portugezë dhe një kanadez.
Ky aksident i Air India është hera e parë që një avion Boeing 787 rrëzohet në këtë mënyrë.
Modeli u lancua 14 vjet më parë dhe vetëm gjashtë javë më parë, prodhuesi i aeroplanëve vlerësoi faktin se modeli, i njohur edhe si Dreamliner, ka arritur momentin e transportimit të 1 miliard pasagjerëve.
Për të shënuar këtë rast, kompania tha se flota globale e 787 me më shumë se 1,175 aeroplanë ka kryer gati 5 milionë fluturime duke mbuluar më shumë se 30 milionë orë fluturimi.
Aksidenti është një goditje e madhe për kompaninë, e cila ka luftuar për të kapërcyer një sërë problemesh, përfshirë aksidente fatale, me programet e saj 737./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.