Ambasadori i SHBA-së në Beograd Kyle Scott gjatë ditës së djeshmi foli për raportet mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se nuk ka kurrfarë dobie nëse këto dy shtete vazhdojnë të akuzojnë njëra- tjetrën.
Scott po ashtu tha se nuk duhet fajësuar vetëm Prishtina, por që të dy palët duhet të ulen dhe të dialogojnë.
E kjo deklaratë e ambasadorit amerikan në Begrad me sa duket nuk i ka pëlqyer presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Reporteri.net
Vuçiq u shpreh se është i befasur nga deklarata e ambasadorit amerikan.
“Jam i befasuar me deklaratën e ambasadorit Scott. Ndalu, njeri. Thonë ta pranojmë fajin. Na thuaj, ku është faji ynë”, u shpreh Vuçiq në një nga emsionet televizive vendore. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.