Një incident ka ndodhur përpara ndërtesës së gjykatës në Hagë në prag të verdiktit final për kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq.
Siç raporton N1, aty afër kishte shkuar një përkrahës i Ratko Mlladiqit, i cili kishte shfaqur dy banerët. Këtë veprim të Dragan Todoroviqit nuk e kishte duaruar Nihad Aliçkoviq, i cili ia kishte kapur banerët dhe kishte filluar fjalosjen.
Korrespodenti i N1 thotë se Todoroviq kishte shkuar aty vetëm për të përkrahur Mlladiqin dhe jo për të përfaqësuar dikë.
Në momentin që Aliçkoviq ia kishte marr parullat dhe kishte filluar fjalosjen, kundër Todoroviqit ishte bashkuar edhe Satko Muajagiç.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.