×
  • Lajme
  • Botë

    Dënimi i përjetshëm i “Kasapit të Ballkanit”, Blinken: SHBA do të vazhdojë të flasë për përgjegjësi dhe llogaridhënie

    Reporteri
    08 Qershor 2021 | 21:46

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken me anë të një statusi në rrjetet sociale ka komentuar dënimin e përjetshëm të dhënë nga Gjykata e Hagës për ushtarakun famëkeq të luftës në Bosnjë Ratko Mlladiç, i ashtuquajtur “Kasapi i Ballkanit”.


    Blinken shkruan se dënimi i ushtarakut serb mund të shërbejë për t’i falur pak paqe viktimave të dhunës së tij dhe familjarëve të tyre, teksa shton që SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin drejtësinë dhe llogaridhënien për krimet e luftës.

    “Dënimi i sotëm i ish-komandantit të ushtrisë serbe në Bosnjë, Ratko Mladic për genocid, krime lufte dhe krime kundër njërëzimit, i sjelltë sadopak paqe viktimave dhe të dashurve të tyre. SHBA-të do të vazhdojnë të flasin për drejtësinë dhe llogaridhënien”- ka shkruar Blinken.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!