×
  • Lajme
  • Botë

    Dënohet me 50 vjet burgim vrasësi i gazetares në Meksikë

    Reporteri
    23 Gusht 2020 | 18:25

    Huan Karlos Moreno një burrë nga Meksika është dënuar me 50 vjet burgim për vrasjen e gazetares, Miroslava Breach, e cila punonte në gazetën kombëtare “ La Jornata” dhe merrej kryesisht me raportimet rreth trafikimit të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.


    Ajo ishte në mesin e 11 gazetarëve të vrarë në Meksikë në vitin 2017.

    Prokurorët e rastit, thanë se dënimi i gjatë me burg prej 50 viteve për Huan Karlos Moreno vendoset si një rast i pa precedent, pasi është kryer krimi vrasje me paramendim, duke mohuar lirinë e shprehjes, pasi gazetarja Breach kishte marrë edhe mesazhe kërcënuese.

    Ajo u vra me tetë plumba në makinë. Bashkë me të kishte qenë edhe djali i saj, por ai nuk u lëndua,shkruan BBC, transmeton kk.

    Vrasja e gazetares kishte ngjallur edhe reagime të ashpra. Atje pati edhe protesta ku kërkohej dënimi maksimal për vrasësin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!