Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski është dënuar në mungesë me një vit e gjashtë muaj burg për porositje të dhunës në komunën Qendër në vitin 2013.
Po ashtu, me një vit burg me kusht u dënua edhe ish-bashkëpunëtori i tij Mile Janakieski, por me kusht që në 4 vitet e ardhshme të mos kryejë vepër të tillë.
Sipas akuzës, ish-kryeministri Nikola Gruevski e kishte porositur Mile Janakieskin që të organizojë sulm ndaj ish-këshilltarëve të opozitës së atëhershme LSDM, duke e përcjellë në opinionin sulmin si protestë qytetare nga revolta për vendimin për prishjen e një kishe në Qendër, edhe pse një pikë të tillë në rendin e ditës gjatë mbledhjes së këshillit nuk ekzistonte.
Ish-kryeministri Nikola Gruevski u arratis nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Hungarisë, vend në të cilin kërkoi azil politik me pretendimin se i rrezikohej jeta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.