Deputeti i partisë Demokracia e Re, Lefteris Avgenakis dhe ish ministri i Bujqësisë në Greqi dyshohet se ka sulmuar një punonjës të aeroportit të Athinës, pasi ai i tha se ishte tejet vonë për t’u ngjitur në avion pasi Gate ishte mbyllur.
Siç raportojnë mediat vendase, deputeti ka shkuar drejt sportelit duke kërcënuar punonjësin dhe duke i kërkuar atij llogari sesi kishte lejuar ngritjen e avionit që po udhëtonte drejt Kretës në një kohë që ai nuk ishte në avion.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke punonjësi kishte thirrur tri here emrin e ish ministrit dhe deputetit të parlamentit grek përpara mbylljes së Gate-it dhe nisjes së avionit.
Punonjësi 22 vjeçar i aeroportit ka ngritur padi penale kundër deputetit të partisë së Mitsotakis, por Lefteris Avgenakis thotë se ai ka imunitet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.