×
  • Lajme
  • Botë

    Deputeti sllovak dënohet me mbi 4 vjet burg për qëndrime neonaziste

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 12:43

    Një gjykatë sllovake dënoi deputetin Marian Kotleba, liderin e Partisë Popullore të ekstremit të djathtë (LSNS), me katër vjet e katër muaj burg.


    Gjykata speciale për krimin e organizuar në Pezinok afër Bratislavës e ka shpallur Kotleba fajtor për mbështetjen e një ideologjie që rrezikon të drejtat civile dhe demokracinë.

    Vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi Kotleba e ka apeluar atë.

    Vendimi i së hënës shënon herën e parë që një gjykatë dënon një anëtar të parlamentit me burg.

    Ndër të tjera, Kotleba thuhet se ka shpërndarë çeqe për shumën simbolike prej 1 488 euro (1 756 dollarë) për familjet në nevojë, në mars 2017.

    Kombinimi i numrave 1 488 është një nga kodet popullore që neonazistët përdornin për të deklaruar veten me numrin 88 që përfaqësojnë përshëndetjen “Heil Hitler” (germa H është e teta në alfabetin gjerman – shën. i përkth.), ndërsa numri 14 i referohet një slogani racist të njohur si “14 fjalë” për “mbrojtjen e racës së bardhë”.

    Kotleba, 43 vjeç, është i njohur për qëndrimet e tij kundër pakicës rome.

    Ai është marrë në paraburgim në polici në disa raste dhe është akuzuar për nxitje të trazirave racore dhe rrezikimin e demokracisë/DPA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!