Gjatë sulmit të forcave ajrore izraelite kundër shënjestrave siriane dhe iraniane në Siri, raketat ruse të Azadit, kthehen mbrapsht dhe bombardojnë veten.
Një video e publikuar nga ‘Intelliti Times’ tregon se si predhat siriane dhe iraniane, të nisura nga toka kundër avionëve bombardues izraelitë, çorientohen në ajër, e humbin shënjestrën dhe madje kthehen në bazë duke shpërthyer te vendi nga u lëshuan.
Faqe të ndryshme në lidhje me sigurinë ushtarake thonë se Izraeli ka kohë që flet për të vendosur radarë në avionët F-35 të cilët u japin mundësi avionëve të mos diktohen nga armiqtë, me një sistem që do të kërkonte 5 deri në 10 vite për t’u kopjuar. Sido që ta ketë arritur Izraeli diçka të tillë, asgjë nuk dihet me saktësi dhe spekulimet janë të shumta.
Ministri i Mbrojtjes izraelit foli shumë hapur të mërkurën me një deklaratë. Ai tha: “Rregullat kanë ndryshuar. Kushdo që sulmon Izraelin gjatë ditës, nuk do ta zërë gjumi natën. Mesazhi ynë ndaj udhëheqësve të Iranit është i qartë. Nuk jeni më të paprekshëm. Kudo që t’i shtrini tentakulat, do t’jua presim”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.