Një aeroplan i vogël privat u rrëzua këtë pasdite në një ndërtesë të zbrazët në periferi të Milanos, duke i lënë të vdekur të tetë personat që ishin në të, njoftoi policia.
Aeroplani, i cili u ngrit nga Aeroporti Linate i Milanos, po fluturonte drejt ishullit të Sardenjës, thanë zyrtarët.
Aksidenti ndodhi para një stacioni të metrosë periferike.
Dëshmitarët dëgjuan shpërthimin
Njerëzit në zonë dëgjuan një shpërthim kur avioni u përplas me një ndërtesë dykatëshe, e cila ishte bosh në atë kohë ndërsa po rindërtohej.
Flakët dhe tymi u panë në vendngjarje dhe disa automjete të parkuara u përfshinë në flakë, thanë dëshmitarët, por nuk kishte raportime për viktima të tjera.
Aeroplani u ngrit 11 minuta para rrëzimit
Me sa dihet, avioni u ngrit vetëm 11 minuta para se të rrëzohej. Corriere della Sera shkruan se papritmas, në vend që të vazhdonte për në jug, ai u kthye në drejtim të San Donat, ku u rrëzua.
Sipas informacioneve të njohura deri më tani, asnjë thirrje për ndihmë nuk është dërguar nga avioni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.