Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA dështoi të martën të anulojë veton e parë të presidentit amerikan, Donald Trump, duke lënë në fuqi emergjencën kombëtare të shpallur muajin e kaluar.
Presidenti, Donald Trump, e shpalli emergjencën kombëtare në mënyrë që të sigurojë fondet për ndërtimin e murit me Meksikën, pasi Kongresi nuk pranoi të ndajë fonde të mjaftueshme për ndërtimin e tij.
Demokratët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, nuk morën mjaft përkrahje nga republikanët për të arritur shumicën e dy të tretave të votave të nevojshme për të anuluar vendimin.
Shpallja e emergjencës do t’i lejojë Trumpit të ndajë 3.6 miliardë dollarë shtesë nga projektet e ndërtimit ushtarak për ngritjen e barrierave përgjatë kufirit me Meksikën.
Ndërtimi i murit ishte një nga premtimet më të përsëritura të fushatës së Trumpit, ndonëse ai pati thënë se muri do të paguhej nga Meksika dhe jo nga taksapaguesit amerikanë.
Kongresi, më parë pati miratuar më pak se 1.4 miliard dollarë për ndërtimin e murit.
Ndërkohë, beteja mbi gjendjen e emergjencës të shpallur nga presidenti Trump, është përqëndruar tani në gjykata. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.