×
  • Lajme
  • Botë

    Disa të vdekur në një sulm në Kolumbi

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 13:31

    Të paktën pesë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm në qytetin Tumaco, në jugperëndim të Kolumbisë.


    Autorët dyshohen se i përkisnin një fraksioni të guerilëve të FARC-ut dhe, sipas ushtrisë kolumbiane, qëlluan në një ambient publik.

    Sipas grupit të vëzhgimit “Indepaz”, një nga viktimat është një vajzë 15-vjeçare, njoftojnë mediet botërore, transmeton RTKLive.

    Guerilët FARC dhe shteti kanë nënshkruar një marrëveshje paqeje në vitin 2016, por dhuna është rritur këtë vit.

    Sipas Indepaz, vetëm brenda këtij viti, të paktën, 73 vrasje masive kanë ndodhur në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!