×
  • Lajme
  • Botë

    Dodik: Republika Srpska do të largohet nga Bosnja, nuk mund të na ndalë as Amerika

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 14:35

    Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ka thënë se Republika Srpska është futur në një rrugë pa kthim drejt daljes nga Bosnjë e Hercegovina.


    “Ne do ta bëjmë këtë dhe nuk do të ndalemi nga ShBA ose nga dikush tjetër, sepse besojmë se Marrëveshja e Dejtonit u prish, kryesisht me ndërhyrjen e një faktori ndërkombëtar”, tha Dodik para gazetarëve, transmeton Reporteri.net.

    Ai tha se koha do tregojë se sa serioze është Republika Srpska në këtë drejtim, duke deklaruar se Srpska mund të zgjedhë midis dy opsioneve, njëra prej të cilave është të lejojë që ajo të zhduket në heshtje dhe të shkatërrohet përmes një pakete “vdekjeprurëse” të bërë nga bashkësia ndërkombëtare dhe boshnjakët në Sarajevë, raporton RTS.

    Ai shtoi se opsioni tjetër është që “Republika Srpska të bëjë atë që duhet të bëjë”, pa të largohet nga Bosnja. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!