Eksperti kryesor në Amerikë për koronavirusin dhe doktori i njohur Anthony Fauci thotë se të ashtuquajturat suplemente të rritjes së imunitetit në të vërtetë nuk bëjnë asgjë. Por janë dy vitamin që ai i përdor vetë dhe i rekomandon të gjithë ti përdorin që të mbajnë të shëndetshëm dhe të fortë sistemin imunitar.
Në një intervistë për CNBC, doktor Fauci, 79 vjeç tregon:
‘Nëse keni mungesë të vitaminës D, kjo ka ndikim në ndjeshmërinë tuaj ndaj infeksionit. Kështu që, rekomandoj dhe unë përdor edhe vetë suplemente të vitaminës D’.
Përveç vitaminës D, Fauci sugjeron vitaminën C për të cilën thotë se është një anti-oksidant i mirë. ‘Nëse njerëzit marrin një gram ose dy më së shumti të vitaminës C në ditë, do të ishte mirë’.
Kohët e fundit studiuesit kanë gjetur lidhjen mes mungesës së vitaminës D në trup dhe gjasave për infektimin nga koronavirusi.
‘Vitamina D është e rëndësishme për funksionin e sistemit imunitar dhe shtesat e vitaminës D ulin rrezikun e infeksioneve virale të traktit respirator’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.