Ndërtesa e Kongresit Amerikan është evakuuar dhe Shtëpia e Bardhë u bllokua nga mediat amerikane, menjëherë pasi policia e Capitol Hill lëshoi një paralajmërim për rrezik, menjëherë pas orës 8:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale.
Evakuimi zgjati rreth gjysmë ore, dhe Shërbimi Sekret amerikan njoftoi se personeli i Shtëpisë së Bardhë u urdhërua të qëndrojë në ndërtesë, transmeton Reporteri.net.
BREAKING: The White House is on lockdown, the press being sheltered in place inside briefing room.
Reports also say the Capitol hill snd congressional office buildings are being evacuated/on lockdown.— News_Executive (@News_Executive) November 26, 2019
Zyrtarët kanë njoftuar se në Washington ka ndodhur një shkelje e hapësirës ajrore dhe se autoritetet i kanë aktivizuar aeroplanët luftarakë.
Zyrtarët nuk ishin në gjendje të komunikonin me ekuipazhin e avionit, dhe avionët luftarakë u dërguan në vendngjarje.
Rrugët përreth Shtëpisë së Bardhë u mbyllën për trafik. /Reporteri.net
DEVELOPING: Airspace violation reported in Washington, DC, and fighter jets have been scrambled, law enforcement officials tells @NBCNews.
White House on lockdown.
— NBC News (@NBCNews) November 26, 2019