Më shumë se 17,000 vullnetarë që në Australi luftuan zjarre për muaj me radhë mund të jenë më të rrezikuar të vuajnë nga koronavirusi për shkak të tymit, thonë ekspertët.
Duhanpirësit, njerëzit me probleme të mëparshme ekzistuese me mushkëri dhe banorët e Sidneit që thithin ajër me cilësi të dobët me muaj me radhë për shkak të tymit gjithashtu mund të përballen me një rrezik të shtuar nga sëmundje të rënda.
Studimet e deritanishme kanë treguar që fëmijët kanë më pak të ngjarë të infektohen nga koronavirusi në krahasim me të rriturit, transmeton Reporteri.net.
Nuk dihet ende pse, por një arsye e mundshme është që mushkëritë e tyre nuk janë të dëmtuara akoma nga ndotja ose pirja e duhanit, dhe ka më pak të ngjarë të preken nga koroanvirusi.
Profesori Raina MacIntyre, drejtuesi i Biosekreditimit në Institutin Kirby të Universitetit të Uellsit të Ri, tha që virusi ishte i keq për ata me probleme të mushkërive.
Profesori i asociuar i Universitetit Kombëtar Australian (ANU), Sanjaya Senanayake tha ndërsa nuk ishte vendosur ndonjë lidhje direkte midis pirjes së duhanit dhe dhe prekjes nga virusi i ri i njohur tashmë zyrtarisht si Covid-19, pirja e duhanit rrit gjasat për tu prekur nga ky virus.
“Pirja e duhanit shoqërohet me sëmundje të tjera siç janë sëmundjet kronike të mushkërive dhe sëmundjet kronike të zemrës të cilat shoqërohen me sëmundje më të rënda dhe me gjasa me të mëdha për prekje nga koronavirusi”, tha ai. /Reporteri.net