×
  • Lajme
  • Botë

    Dy fëmijë gjenden të vdekur në një veturë në Australi

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 13:31

    Dy vajza të moshës 1 dhe 2-vjeçare janë gjetur të vdekura në një veturë në pjesën jugore të qytetit Brisbane në Australi.


    Policia dhe ekipet e emergjencës e morën një telefonatë në Waterford West rreth orës 1 e 35 minuta të pasdites së të shtunës, ku fëmijët u gjetën të vdekur brenda një veture.

    “Për fat të keq, të dyja vajzat janë shpallur të vdekura në vendin e ngjarjes. Fëmijët kishin shenja se kanë qenë të ekspozuar ndaj nxehtësisë”, tha zyrtari policor, Mark White.

    Policia shkoi në vendin e ngjarjes pak kohë më vonë dhe aty e gjetën një veturë të parkuar përballë një veture.

    “Jemi duke folur me prindërit e këtyre fëmijëve. Ky është një incident shumë, shumë tragjik që ka ndodhur”, shtoi zyrtari policor.

    Pjesëtarët e forenzikës janë duke punuar për ta zbuluar shkakun e vdekjes. Policia po përpiqet të kuptojë se për sa kohë kanë qenë të mbyllura në veturë, shkruan “The Guardian”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!