×
  • Lajme
  • Botë / Njofton policia

    Dy të plagosurit në atentatin ndaj Trumpit, jashtë rrezikut për jetën

    Reporteri
    14 Korrik 2024 | 22:24

    Dy të plagosurit në atentatin e të shtunës ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, tani janë jashtë rrezikut për jetën.

    Kjo u bë e ditur kur policia e shtetit të Pensilvanisë dha një përditësim për gjendjen e tyre.

    Aty u tha se dy personat, të cilët më herët u raportua se ishin në gjendje kritike, tani janë në gjendje të qëndrueshme.

    Përditësimi vjen disa orë pasi viktima e vrarë në të shtënat u emërua si 50-vjeçari Corey Comperatore, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!