Dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një tren në veri të Gjermanisë, tha Policia.
Policia gjermane tha se sulmuesi i dyshuar është kapur nga autoritetet.
Sulmi ndodhi në një tren që po udhëtonte midis qytetit të Hamburgut dhe Kielit, thanë autoritetet.
Policia po kryen hetime në stacionin e trenit në Broksted, tha kompania e trenave të Gjermanisë, duke shtuar se disa shërbime midis Hamburgut dhe Kielit janë pezulluar.
Treni po udhëtonte në relacionin midis këtyre dy qyteteve, kur një pasagjer nisi të sulmonte me thikë njerëzit e tjerë, raportuan mediat gjermane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.