Sot më 19 mars, Turqia u godit nga një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter, në orën 15:54 me orën lokale.
Sipas EMSC, epiqendra ishte shtatë kilometra në jug të Goksun në provincën Kahramanmaras, përcjell Telegrafi.
Tërmeti vjen pasi Turqia dhe Siria përballen me pasojat e tërmeteve shkatërruese që nga 6 shkurti, të cilët vranë më shumë se 50 mijë njerëz.
Ndërkohë raportohet se atje ka pasur edhe një tërmet të dytë ka qenë me magnitudë 4.2 ballë me epiqendër tre kilometra në perëndim të Goksunit.
Ai është regjistruar vetëm tre minuta pas të parit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.