×
  • Lajme
  • Botë

    E larguan nga puna, kthehet i armatosur dhe vret pesë punëtorë të kompanisë – pastaj edhe veten

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 23:19

    Pesë persona janë vrarë gjatë të shtënave masive në selinë e një qendre kryesore të një prodhuesi të birrës në shtetin amerikan të Wisconsin, të kryera nga një ish-punonjës i pakënaqur.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia e armatosur rëndë rrethoi një kampus të Molson Coors Brewing Company në Milwaukee pasi një burrë hapi zjarr në orën 2 pasdite me kohën lokale.

    Ndërkohë, siç bëhet e ditur, disa qindra punonjës morën mesazhe paniku dhe sinjalizime përmes postës elektronike duke i thirrur ata të fshiheshin pasi sulmuesi – i cili ishte larguar nga puna e tij më parë atë ditë – kishte filluar të shtënat ndaj njerëzve.

    “Gjeni një vend të sigurt, të shtëna aktive në kampus”, shkruhej në një nga mesazhet.

    Po sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një 51-vjeçar i armatosur ishte pushuar nga puna më herët gjatë ditës dhe “vodhi kartelën” e një bashkëpunëtori, me qëllim që kishte qasje në një depo paketimesh.

    Ai më pas hapi zjarr me një armë zjarri, rreth kohës që po ndodhte një ndryshim ndërrimi i punëtorëve të birrës.

    Shefi i policisë së Milwaukee, Alfonso Morales, tha se kishte pesë viktima, në atë që është një nga të shtënat masive më të këqija në historinë e Wisconsin. Sulmuesi gjithashtu vdiq nga vetëvrasja.

    Më parë, kryetari i qytetit Tom Barrett tha se është i tronditur ndërsa u tha gazetarëve se disa njerëz u vranë në sulm.

    “Është një ditë e tmerrshme, e tmerrshme për punonjësit këtu”, tha Barrett në një konferencë për shtyp.

    Selia e Molson Coors është një strukturë e madhe ku përfshihen një përzierje e zyrave të korporatave dhe të tjera hapësira të kompanisë në të cilat hapësira punojnë të paktën 600 njerëz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!