Banorët e Venecias e dinë mirë: sa herë ka baticë, ata që banojnë në katet e para duhet të përgatiten të lëvizin orenditë e të heqin qilimat.
Por këtë fundjavë, edhe pse kishte parashikime për një rritje të nivelit të ujit në masën 135 centimetra, i cili normalisht duhet të mbulonte me ujë gati gjysmën e qytetit.
Por kur ra alarmi i përmbytjes, e para e sezonit, banorët e qytetit lagunë ishin të qetë. Pas dekadash të tëra vonesash, polemikash e korrupsionit, barrierat anti-baticës më të fund ishin vënë në funksionim.
Si rrallëherë në raste të tilla, sheshi i San Marcos, kur do të mjaftonte dhe një vërshim prej 90 centimetrash për ta mbuluar në ujë.
Ishte e pazakontë, por kafenetë mbetën të hapura dhe vendas e të huaj mundën të shijojnë shëtitjen qetësisht. Kjo ishte hera e parë në 1.200 vjet që Venecia i shpëtoi përmbytjes.
Më në fund, sistemi i mbrojtjes nga vërshimi ujit, i quajtur MOSE e i përbërë nga 78 mini-barriera të instaluara në shtratin e detit, funksionoi, duke ushqyer shpresat e një normaliteti edhe në vazhdim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.