×
  • Lajme
  • Botë

    Edhe në Spanjë, ka filluar të bie numri i të vdekurve dhe të infektuarve të rinj me coronavirus

    Reporteri
    06 Prill 2020 | 15:11

    Në Spanjë sot ka vazhduar të bie numri i të vdekurve dhe infektuarve me COVID-19, edhe pse autoritetet kanë paralajmëruar që këto shifra mund të mos e tregojnë pasqyrën e vërtetë për shkak të mos evidentimit të rasteve gjatë vikendit.


    Ministria spanjolle e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 637 raste të reja në 24 orët e fundit, që i bie të jetë numri më i vogël i viktimave brenda një dite. Ndërkaq kujtojmë se numri i përgjithshëm i viktimave të pandemisë së coronavirusit deri më tani ka shkuar në 13 mijë, transmeton Telegrafi.

    Rastet e reja të konfirmuara me COVID-19 janë gjithashtu më të ulëtat në dy javët e fundit – 4.273, derisa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara ka shkuar në 135 mijë. Edhe nëpër spitale raportohet se tempoja e pranimit të pacientëve të rinj ka filluar të ngadalësohet, duke u dhënë mundësi stafit mjekësor të kenë nën kontroll gjërat.

    Kujtojmë që Spanja është vendi i dytë në Evropë më i prekur nga COVID-19, pas Italisë në veçanti pjesa veriore – Lombardia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!