×
  • Lajme
  • Botë

    Edhe pse janë shënuar 77 viktima, për liderin e Iranit koronavirusi nuk është punë e madhe

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 16:55

    Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se koronavirusi s’është punë shumë e madhe, ndonëse 77 persona, përfshirë një këshilltar të tij, kanë vdekur nga ky virus në republikën islamike.


    Ai bëri thirrje që iranianët të luten kundër virusit, sepse, sipas tij, lutjet mund t’i zgjidhin shumë probleme, shkruan “Daily Mail”.

    Njëri nga këshilltarët e lartë të Khamenei-t, Mohammad Mirmohammadi, vdiq dje në moshën 71-vjeçare në një spital të Teheranit.

    “Kjo fatkeqësi nuk është punë aq e madhe dhe ka pasur fatkeqësi më të rënda në të kaluarën”, citohet të ketë deklaruar lideri suprem i Iranit të martën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!