Shkencëtarët rusë kanë filluar të testojnë prototipet e vaksinave për koronavirusin e ri dhe planifikojnë të prezantojnë më efektiven në muajin qershor.
Këtë lajm e dha shefi i laboratorit të Institutit Biotek të shtetit. Rusia ka raportuar 114 raste me infeksion, por asnjë viktimë.
“Prototipet janë krijuar. Ne po fillojmë testimin në laborator tek kafshët për të nxjerrë më efetiven. Në qershor ne do të prezantojmë një ose dy që kanë rezultatet më të mira”, tha Ilnaz Imatdinov nga Instituti Vector në Siberi për televizionin Vesti Novosibrisk.
Instituti Vector është një qendër virologjie dhe bioteknologjie në Novosibirsk, ku më parë është punuar për vaksinën e virusit Ebola.
Amerika ka kryer testimin e parë të vaksinës tek një grua nga Siatëlli.
Por periudha e vlerësimit të vaksinës do të zgjasë të paktën 12 muaj, përpara se të shpallet si efektive ndaj koronavirusit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.