Autoriteti turk për statistika njoftoi të hënën se ekonomia e Turqisë është tkurrur 9.9 për qind gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.
Sipas Institutit Turk për Statistika (TurkStat), vlera e bruto-prodhimit vendor ka shkuar në mbi një trilion lira turke apo 153.1 miliardë dollarë amerikanë gjatë periudhës prill – qershor.
Gjatë çerekut të dytë të këtij viti, ekonomia e shumë vendeve, përfshirë Turqinë, u përball me vështirësi për shkak të masave që u morën kundër përhapjes së koronavirusit, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.
Sipas të dhënave zyrtare, sektori i shërbimeve, përfshirë tregtinë me pakicë, transportin, akomodimin dhe gastronominë, shënoi rënie për 25 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas një grupi prej 17 ekonomistëve, ishte parashikuar që ekonomia turke të tkurrej për 11 për qind në bazë vjetore në çerekun e dytë të këtij viti.
Sidoqoftë, vlera e GDP-së ka shënuar rritje prej 4.5 për qind gjatë çerekut të parë të vitit. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo rritje ishte vetëm 0.9 për qind.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.