×
  • Lajme
  • Botë

    Eksperti Fauci e konfirmon datën e saktë të vaksinës

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 19:11

    Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i SHBA-ve për sëmundjet infektive, thotë se vaksina kundër COVID-19 mund të jetë e gatshme deri në fund të vitit, por nuk është e qartë se sa do të zgjasë imuniteti i saj në organizëm.


    “Ne mund të kemi një vaksinë deri në fund të këtij viti kalendarik ose në muajt e parë të 2021-ës”, tha ai, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

    “Gjërat po shkojnë qartë në drejtimin e duhur”, shtoi ai në një intervistë në Good Morning America të mërkurën.

    Fauci, njëherësh edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se ende nuk është e qartë se sa do zgjasë imuniteti i vaksinës.

    Fauci thotë se ai shpreson që vaksinat të jenëq gati deri në fund të vitit sepse zhvillimi ka qenë premtues deri më tani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!