Joaquin “El Chapo” Guzman, bosi meksikan i drogës, i cili shpëtoi dy herë nga burgjet e sigurisë së lartë në Meksikë, do ta kalojë pjesën tjetër të jetës në një burg të SHBA. Ndonëse për shumëkënd ai janë kriminel, për familjarët puna qëndron ndryshe.
Vajza e tij, e cila ka prezantuar një markë veshjesh në Guadalahara, ka vendosur që ajo të mbajë emrin e të atit.
Linja përmban modele të ndryshme bluzash, kapelash, xhinsesh dhe veshjesh të tjera, dhe padyshim një emër i tillë do tërheqë shumë klientë.