Një shtetas shqiptar u dënua me 20 vjet burgim nga gjykata franceze, pasi kishte djegur ish-gruan e tij me acid.
Shtetasi shqiptar me iniciale N.D u dënua me 20 vjet heqje lirie si dhe dëbim në Shqipëri pas kryerjes së dënimi pasi thuhet se ka kryer djegie me acid të ish-bashkëshortes së tij, shkruan Reporteri.net
Në vitin 2006, D. në prezencë të dy vajzave, lëshoi në sasi acidi në fytyrën e ish-bashkëshortes duke i shkaktuar djegie të shkallës së dytë në fytyrë dhe trup.
Sipas prokurorit francez, ai pas ndarjes shfaqi doza të forta xhelozie për viktimën.
D. në këtë krim bashkëpunoi edhe me dy shqiptarë të tjerë të arrestuar e dënuar tashmë.
Njëri prej tyre u dënua me 10 vjet, burg ndërsa tjetri 5 në një kohë kur D. për t’i shpëtuar ndëshkimit ishte kthyer në Shqipëri. Arratia do të merrte fund në vitin 2019 kur ai udhëtoi drejt Italisë nga ku u zbulua se ishte në kërkim nga Interpoli dhe më pas u ekstradua drejt Francës.
Gjatë procesit gjyqësor në Francë, N.D pretendonte pafajësinë dhe i tha gjykatës se ishte i pafajshëm për akuzën e ngritur.
Por njëri prej bashkëpunëtorëve në krim duke dhënë dëshmi përpara gjykatës u shpreh se N. D donte ta shpërfytyronte atë me veprimin që ndërmori, në mënyrë që asnjë burrë mos t’i afrohej, pas problemeve të nisura në vitin 2004 dhe kulmuan me divorc në 2006-në.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.