“Ofensiva turke kundër milicisë kurde siriane do të ndihmojë në sjelljen e paqes dhe stabilitetit në Siri”, – i tha presidenti Recep Tayyip Erdogan homologut të tij rus, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike, raportojnë mediet turke.
“Kjo ofensivë do të lehtësojë rrugën drejt një zgjidhjeje politike”, – vazhdoi ai.
Pas dy operacioneve të mëparshme, Turqia nisi sot një ofensivë te re në Siri, të quajtur Burimi i Paqes, kundër milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes së Popullit (PPU).
“Ky operacion synon terroristët e PPU-së dhe ISIS-it dhe ka për qëllim të krijojë një zonë sigurie në verilindje të Sirisë. Zona e sigurisë, që ne do të krijojmë, do të bëjë të mundur kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre”, – u shpreh Erdogan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.