Turqia do të pranojë sistemin raketor të mbrojtjes S-400 nga Rusia në fillim të korrikut, ka bërë të ditur presidenti Recep Tayyip Erdogan të dielën.
“Besoj se sistemi raketor S-400 do të fillojë të arrijë në pjesën e parë të korrikut”, ka thënë Erdogan, raporton shërbimi turk i agjencisë CNN.
Marrëveshja e Ankarasë me Moskën ka futur në tensione Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak se kjo e fundit thotë se sistemi i mbrojtjes S-400 është kërcënim ndaj avionëve të saj F-35.SHBA po ashtu ka paralajmëruar Turqinë për sanksione të mundshme nëse nuk tërhiqet nga marrëveshja me Rusinë.