Pesë shtete janë zgjedhur anëtarë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dy prej tyre për herë të parë.
Estonia dhe Shën Vincent dhe Genadines do të kenë për herë të parë ulëse në Këshillin e Sigurimit.
Nigeri, Tunizia dhe Vietnami po ashtu kanë fituar mandate dyvjeçare. Këto pesë shtete do të marrin këto pozita në Këshillin e Sigurimit vitin e ardhshëm.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka 15 anëtarë. Pesë prej tyre janë anëtarë të përhershëm dhe kanë të drejtë vetoje: Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Anëtarët e tjerë të Këshillit zgjidhen nga Asambleja dhe kanë mandate dyvjeçare.
“Ka qenë një përpjekje 14-vjeçare për të arritur këtu dhe jemi jashtëzakonisht falënderues”, tha presidentja e Estonisë, Kersti Kaljuliad.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.