Evropa i ka kthyer sërish sytë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Kjo sepse zhvillimet e fundit gjeopolitike në botë e kanë detyruar t’a rishqyrtojë opsionin, i cili ishte shfuqizuar që prej fillimit të viteve ’90.
Menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës, në Evropë u rikthye debati për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, me shumë vende që nisën të shqyrtonin nëse aplikimi i tij do të përforcojë sigurinë kombëtare. Ndërkohë që buxhetet për mbrojtjen janë tkurrur, gatishmëria dhe aftësia e ushtrive evropiane për t’iu përgjigjur edhe kërcënimeve tradicionale janë vënë në dyshim.
Mes atyre që kanë rivendosur shërbimin e detyrueshëm në vitet e fundit janë Letonia, Lituania dhe Suedia. Ndërsa Qiproja, Greqia, Turqia, Zvicra, Danimarka, Estonia, Finlanda dhe Norvegjia nuk e kanë pezulluar kurrë atë, raporton EuroNews.al.
Vende si Austria ofrojnë një zgjedhje mes shërbimit ushtarak dhe atij civil, një model ky që mund të jetë më i realizueshëm nga vende të tjera, që ndodhen në pozitë të vështirë për shkak të pasojave sociale dhe politike të një shërbimi të detyrueshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.