×
  • Lajme
  • Botë / Bisedimet

    Evropianët mbajnë samitin e dytë në 3 ditë, në fokus lufta në Ukrainë dhe qasja e Trump ndaj Rusisë

    Reporteri
    19 Shkurt 2025 | 20:11

    Sot është mbajtur samiti i dytë i G20 për Ukrainën, i thirrur në Paris nga presidenti francez Emmanuel Macron.

    Siç raportohet nga pala franceze, në Paris, përveç presidentit Macron, ishin të pranishëm edhe presidenti rumun Ilie Bologian dhe kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, ndërsa të gjithë liderët e tjerë, përfshirë kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin qipriot, Nikos Christodoulides, morën pjesë përmes video-konferencës.

    Në takim morën pjesë edhe kryeministrat e Kanadasë, Norvegjisë dhe Islandës, ndërsa pjesa tjetër ishin kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve të BE-së. Pjesë ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    Ky është takimi i dytë i liderëve evropianë pas atij të ditës së hënë, ku morën pjesë drejtuesit e Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Spanjës dhe Danimarkës./Top Channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!