Familjet e viktimave që vdiqën në Masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 kanë udhëtuar nga kryeqyteti i Bosnjës, Sarajeva, drejt Holandës gjatë të dielës për ta ndjekur nga afër momentin kur komandanti ushtarak i forcave serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq.
“Ne shpresojmë se burgimi i tij i përjetshëm do të konfirmohet. Ne shpresojmë se do të shtohen edhe akuzat për gjenocid në qytetin e Prijedorit dhe vende të tjera. Nëse ka drejtësi, atëherë kjo do të ndodhë. Por, gjithmonë mund të ketë befasi. Mediat spekulojnë se ai mund të lirohet. Kjo do të ishte një katastrofë për njerëzimin. Kjo do të ishte një fatkeqësi për drejtësinë dhe gjykatat dhe padyshim edhe për të ardhmen në këto territore”, ka thënë Kada Hotiq, një nënë e cila ka humbur dy djemtë e saj në Masakrën e Srebrenicës.
Gati tre dekada pas konfliktit më të keq të Europës që nga Lufta e Dytë Botërore, Gjykata e Hagës në Holandë do të marrë vendimin përfundimtar kundër Mlladiqit që është figura më famëkeqe e luftës së viteve 1992-1995 ku mbetetën të vdekur më shumë se 100 mijë njerëz dhe miliona të tjerë mbetën pa shtëpi.
Tribunali i Hagës e kishte dënuar Mlladiqin në vitin 2017 me burgim të përjetshëm pasi e gjeti fajtor për organizimin e krimeve gjatë Luftës së Bosnjës në vitet 1992-1995 duke përfshirë gjenocidin e vitit 1995 në Srebrenicë ku forcat e tij vranë më shumë se 8000 djem dhe burra myslimanë boshnjakë, transmeton Klankosova.tv.
Mlladiq e ka apeluar vendimin, por çështja është vonuar vazhdimisht për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo të mirë dhe për shkak të pandemisë COVID-19.