×
  • Lajme
  • Botë

    Fauci: “Delta “po grin” rajonet e pavaksinuara

    Reporteri
    26 Korrik 2021 | 17:38

    Eksperti më i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, doktor Anthony Fauci, dha një alarm të ri lidhur me rritjen e rasteve të koronavirusit në vend, veçanërisht në ato rajone ku njerëzit kanë refuzuar të vaksinohen ndërsa varianti “Delta” po përhapet me shpejtësi.


    “Po shkojmë në drejtimin e gabuar”, tha ai për CNN.

    “Pesëdhjetë përqind e vendit nuk është vaksinuar. Ky fakt përbën problem. Ne po e vëmë veten në rrezik”, shtoi këshilltari i lartë mjekësor i Presidentit Joe Biden.

    Në Shtetet e Bashkuara, shtrimet në spital dhe vdekjet janë shumë poshtë shifrave kulmore të arritura dimrin e kaluar.

    Por numri i infeksioneve të reja është rritur ndjeshëm në disa pjesë të vendit ku skepticizmi për nevojën e vaksinimit, siguria e vaksinave dhe rezistenca ndaj sugjerimeve të qeverisë për t’u imunizuar mbeten një pengesë e fuqishme.

    Qeveria thotë se deri tani mbi se 162 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht, ose 49% e popullsisë së vendit – gati 60% e të rriturve.

    Megjithatë sondazhet kanë treguar se rreth 80% e amerikanëve të pavaksinuar thonë se nuk do të vaksinohen duke mos marrë parasysh paralajmërimet që po bëjnë zyrtarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!