×
  • Lajme
  • Botë

    Fauci ngre alarmin: Varianti indian i koronavirusit mund të “pushtojë” botën

    Reporteri
    08 Qershor 2021 | 23:59

    Shefi i Epidemiologjisë së Shtëpisë së Bardhë, Antony Fauci është shprehur pesimist në lidhje me përhapjen e frikshme të variantit indian të koronavirusit i cili raportohet të jetë 70% më i transmetueshëm se versioni standart i virusit.


    Ai ka thënë se varianti indian mund të jetë nxitësi i një vale tjetër infektimesh, pas dyshimeve se mund të jetë edhe më rezistent përkundrejt vaksinave dhe më i rrezikshëm për të rinjtë. Ai ka paralajmëruar se sipas të gjitha provave shkencore të deritanishme vaksinimi është e vetmja mënyrë për t’u siguruar se imuniteti kolektiv do të mposhtë evoluimin e shpejtë të virusit dhe varianteve të tij.

    “Nuk mund të lejojmë që të kemi rikthim të së njëjtës situatë në SHBA për këtë duhet që të gjithë të vaksinohen”- ka thënë Fauci.

    Situata paraqitet më dramatike në Mbretërinë e Bashkuar, ku 60% e infektimeve të reja janë me variantit indian dhe kur rrezikohet hapja e plotë që ishte planifikuar për në datën 21 qershor, pikërisht për shkak të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!