×
  • Lajme
  • Botë

    Fauci: Vaksinimi me tri doza rrit mbrojtjen ndaj COVID-19

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 11:21

    Eksperti i lartë i sëmundjeve infektimeve në SHBA, Antoni Fauci, është i bindur se vaksinimi me tre doza rrit mbrojtjen e ndaj COVID-19.


    Fauci tha se kategori të caktuar qytetarësh duhet të marrin dozën e tretë të vaksinës 6 muaj pasi kanë marrë të dytën.

    “Teksa grumbullojmë më shumë të dhëna bëhet më e qartë se dozat përforcuese të vaksinave MRNA, do të kthehen në nja regjim standard të vaksinimit kundër koronavirusit. Me dy doza je i mbrojtur, por e treta e zgjat edhe më shumë efektin. Të dhënat në SHBA dhe Izrael tregojnë zbehje të imunitetit me kalimin e kohës. Prandaj, kategori të veçanta do të zhvillonin mbrojte më të fortë nëse merrnin një dozë të tretë, 6 muaj pas të dytës”, tha Fauci.

    Sipas rregullatorëve amerikane, vetëm personat që kanë marrë dozën e fundit të vaksinës së Pfizer të paktën 6 muaj më parë, mundtë marrin të tretën. FDA ende nuk e ka konsideurar aplikimin e Modernës për dozë të tretë, ndërsa Johnson & Johnson nuk ka aplikuar ende për një të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!