×
  • Lajme
  • Botë

    Fauci: Varianti indian është kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 22:30

    “Mutacioni indian po kthehet në një kërcënim më të madh në luftën kundër koronavirusit”, kështu është shprehur këshilltari i pandemisë së Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci.


    Po ashtu ai ka theksuar se ky variant ka një transmetueshmëri shumë të lartë duke u shoqëruar edhe më ashpërsinë e sëmundjes.

    “Varianti Delta po përhapet me shpejtësi duke u kthyer në një variant global”, kështu është shprehur një tjetër shkencëtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Varianti Delta pati një shpërthim të rëndë në Indi gjatë muajit prill dhe maj, duke shkaktuar kolaps në sistemin shëndetësor dhe shkaktuar vdekjen e qindra  mijëra njerëzve./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!