Në Zvicër, më shumë se 31 mijë fermere marrin pak ose fare sigurim social, shkruan swissinfo.ch. Shoqata e tyre profesionale, së bashku me Swissaid, po bëjnë thirrje për mbrojtje më të mirë sociale në politikat federale bujqësore.
“Përderisa e gjithë Zvicra aktualisht po mendon për situatën e grave, një grup i grave – fermeret – po harrohen”, kanë thënë në një deklaratë Shoqata Zvicerane e Grave Fermere dhe Rurale si dhe Swissaid, Fondacioni Zviceran për Bashkëpunim dhe Zhvillim.
Po ashtu, organizatat sqaruan se si ndërlidhen çështjet e sigurimit social, përfaqësimit politik dhe përmirësimit të gjendjes ligjore të fermereve në Zvicër dhe mbarë botën, përcjell albinfo.ch.
“Fermeret janë përgjegjëse për 70 për qind të ushqimit në botë. Njohja e pamjaftueshme e sigurimit social është një turp, i cili duhet të korrigjohet në Zvicër dhe në mbarë botën”, kanë thënë më tej.
Ndërkaq, fermeret punojnë 63 orë në javë, sipas statistikave të qeverisë.
“Megjithatë, vetëm 30% e tyre marrin sigurim social dhe paguhen për punën e tyre”, tha Anne Challendes, kryetare e shoqatës së fermereve.
Gjatë së mërkurës, të dy organizatat filluan apelin e tyre jashtë parlamentit në Bernë, duke shpërndarë kartolina dhe molla. Ata synojnë të mbledhin sa më shumë nënshkrime gjatë katër muajve të ardhshëm dhe pastaj t’i dorëzojnë ato në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Punëve të Jashtme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.