Të paktën tre njerëz kanë mbetur të vdekur dhe shtatë të tjerë janë në gjendje të rëndë, pasi u helmuan si pasojë e përzierjes së akullit të thatë me ujin e pishinës, gjë e cila ka shkaktuar çlirimin e dioksidit të karbonit gjatë festës së ditëlindjes së një blogerjeje të njohur ruse.
Burri i saj raportohet të jetë një ndër tre viktimat. Shoqet e blogeres Ekaterina Didenko, Natalia dhe Yuri Alferov, të dyja nga 25 vjeçe, u konfirmuan të vdekura nga autoritetet policore në vendin e ngjarjes.
Vetë ajo është në mesin e personave që ndodhen në spital. Burri i Ekaterina, Valentin, dekoroi pishinën me shtresa akulli për të krijuar një “efekt vizual”.
Fillimisht u përfol se blogerja kishte vdekur, por me anë të një postimi në rrejte sociale ajo sqaroi se është gjallë.
“Unë jam ende gjallë. Unë jam pas dyerve të një reparti të kujdesit intensiv. Nuk e di se kush ka vdekur…”, shkroi Ekaterina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.