Banorët kinezë në të gjithë botën kanë filluar të vënë bidonë plastikë në kokë për ta mbrojtur veten nga koronavirusi.
Fotografitë që janë shfaqur në mediat sociale tregojnë njerëz të dëshpëruar nga virusi që tashmë ka marrë jetën e rreth 130 njerëzve, transmeton Reporteri.net.
Një fotografi tregon një familje të tërë që kanë vënë bidonë në kokë.
Në disa qytete kineze maskat për fytyrën tashmë po mbarojnë. Virusi vdekjeprurës ka vrarë më shumë se 130 njerëz dhe ka infektuar pothuajse 6,000 të tjerë.
Ndërsa ende nuk ekziston një vaksinë për virusin, ekspertët e shëndetit po u kërkojnë njerëzve që të lajnë rregullisht duart me sapun dhe ujë dhe të shmangin ndarjen e ushqimit, pijeve dhe veglave.
Shumica e rasteve në Kinë kanë qenë në provincën Hubei, konkretisht në Wuhan – një qytet me 11 milion njerëz. Besohej se fillimisht ishte përhapur te njerëzit në një treg që shiste kafshë të gjalla.
Pothuajse 60 raste janë raportuar në 15 vende të tjera, përfshirë SH.B.A., Francë, Gjermani, Japoni, Singapor dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.