Asnjëherë nuk duhet dorëzuar se fati ju buzëqesh atëherë kur ju nuk e prisni.
Pasi shtëpia iu dogj nga zjarret në Australi, një burrë ka fituar 1 milion dollarë në lotari.
Burri i cili preferoi të mbeste anonim për mediat tha se asnjëherë nuk mendonte se mund të ndërtonte shtëpinë sërish pasi ajo u shkrumbua nga zjarret.
“Me padurim pres të shkoj në shtëpi dhe të puth gruan, dhe t’i jap lajmin e madh. Kisha humbur shpresat se do ta ndërtoja shtëpinë sërish. Ishin numrat e fatit të gruas”- tha fituesi i lotarisë.
Kujtojmë që zjarret në Australi kanë filluar që nga mesi i dhjetori dhe deri tani kanë shkrumbuar rreth 2000 banesa dhe kanë marrë jetën e 26 personave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.