Një fotografi prekëse e zjarrfikësve të Greqisë ka bërë xhiron e rrjetit.
Mediat në vend kanë publikuar një foto në të cilën shfaqen disa zjarrfikës vullnetarë duke pushuar, të shtrirë në tokë, pasi kanë luftuar me orë të zgjatura me flakët.
Sipas raportimeve, ata janë anëtarë të Shoqatës së Vullnetarëve të Mbrojtjes së Pyjeve, u shtrinë në tokë nga lodhja, ndërsa përpiqeshin të “vidhnin” disa çaste pushimi.
Fotografia u publikua të premten në mëngjes dhe që prej atëherë numëron mijëra postime dhe komente për heroizmin e zjarrfikësve dhe kontributin e tyre në betejën me flakët.
Greek volunteer firefighters take a brief power nap after an overnight struggle with the major wildfire in the northern suburbs of Athens.#Greecewildfires pic.twitter.com/Y4veozk9S8
— Yannis Koutsomitis (@YanniKouts) August 6, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.