Franca do të vendosë një karantinë të detyrueshme për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe mes shqetësimeve në rritje për përhapjen e shpejtë të variantit të koronavirusit indian, ka thënë një zëdhënës i qeverisë.
Gabriel Attal u tha gazetarëve pas një takimi të përjavshëm ministror të mërkurën se qeveria do të njoftojë “në orët e ardhshme” saktësisht kur vendimi, i cili pritej gjerësisht, do të hynte në fuqi, raporton TheGuardian, transmeton Reporteri.net
Franca aktualisht kërkon që udhëtarët nga 16 vende, duke përfshirë Brazilin, Indinë, Argjentinën dhe Turqinë, t’i nënshtrohen një vetë-izolimi të detyrueshëm 10 ditë ose në shtëpi ose në një adresë të emëruar, të miratuar, me të drejtën për të dalë vetëm dy orë në ditë dhe një gjobë prej 1,500 € në rast mosrespektimi.
Attal vuri në dukje se Gjermania tashmë kishte vendosur kontrolle të rrepta për vizitorët nga Britania dhe tha se Franca po merrte “masa të ngjashme”. Ende nuk është e qartë se kush do të preket, megjithëse punëtorët e industrisë së transportit siç janë drejtuesit e kamionëve ka të ngjarë të përjashtohen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.