Anija më e madhe e flotës iraniane u fundos të enjten në ujërat e vendit për shkak të një zjarri që nuk raportohet se çfarë e shkaktoi.
Në raste të ngjashme në muajt e fundit, Irani e ka drejtuar gishtin e fajit drejt shteteve kundërshtare, si Izraeli.
Irani humbi të mërkurën anijen më të rëndë të flotës së vet, prej zjarrit që u përhap në mjet për shkaqe ende të panjohura.
Personeli u arrit të evakuohej me sukses në orët e pasmesnatës, por operacionet e gjera të shpëtimit nuk e evituan dot fundosjen e anijes së madhe gati 20-mijëtonëshe.
Mjeti ra afër portit të Xhaskut, rreth 1,270 km nga Teherani por afër Ngushticës së Hormuzit ngjitur me shtetin arabik të Omanit.
Anija që mbante emrin e terminalit kryesor të naftës të Iranit lundronte prej vitit 1977, një prodhim britanik dhe që kryesisht përdorej me qëllimin për të furnizuar anijet e tjera ose si pikë uljeje për helikopterët.
Ndërsa zyrtarisht nuk raportohen shkaqet e zjarrit, Irani këtë vit ka regjistruar disa incidente të ngjashme në ujërat territorialë.
Në muajin prill, një nga mjetet lundrues të vendit mori flakë në Detin e Kuq pasi u raportua se u sulmua me mina deti.
Prej muajit shkurt, si Irani, edhe Izraeli kanë rritur tensionet dhe qarkullojnë akuza të ndërsjella se secila palë qëndron pas aksidenteve të tilla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.