×
  • Lajme
  • Botë / Opozitari rus

    Funerali i Navalny do të mbahet në Moskë të premten

    Reporteri
    28 Shkurt 2024 | 11:04

    Ceremonia e varrimit dhe lamtumirës së Alexei Navalny do të bëhet në Moskë të premten, tha zëdhënësi i tij, shkruan Skynews, përcjell Reporteri.net.

    Një ceremoni do të zhvillohet në një kishë në distriktin juglindor Maryino në orën 14:00 me kohën lokale, tha Kira Yarmysh në një postim të bërë në platformën “X”.

    Në postim ajo u tha njerëzve që të “vinin herët”.

    Më pas do të bëhet funerali në varrezat e Borisovit, konfirmoi ajo.

    Dje ne raportuam se si ekipi i Navalny po përpiqej të gjente një vend për ceremoninë e tij të lamtumirës pasi shumë vende po refuzonin atë./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!