×
  • Lajme
  • Botë

    Gati 10.000 të infektuar brenda 24 orëve në Meksikë

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 12:02

    Meksika të shtunën, për të dytën ditë resht, ka regjistruar një numër rekord rastesh me COVID-19.


    Gjithsej 9.556 raste janë regjistruar për vetëm 24 orë, sipas shifrave të Sekretariatit Federal meksikan të Shëndetësisë.

    Totali i rasteve me COVID-19 në Meksikë ka arritur tashmë në 434.193 dhe i të vdekurve në 47.472, pas 764 të vdekurve nga COVID-19 të regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.

    Meksika me 128.8 milionë banorë, është vendi i tretë në botë përsa i përket numrit të të vdekurve si pasojë e koronavirusit, pas SHBA-së dhe Brazilit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!