×
  • Lajme
  • Botë / SHBA

    Gazeta amerikane: Grenell refuzoi disa poste, por mund të marrë ende një rol të rëndësishëm në Administratën Trump

    Reporteri
    07 Dhjetor 2024 | 16:27

    Richard Grenell, ish-ambasadori i Trumpit në Gjermani dhe ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare  kishte qenë një nga njerëzit më besnikë  të presidentit të zgjedhur gjatë fushatës së vitit 2024. 

    Gazeta amerikan Politico, shkruan se  Grenell nuk e kishte fshehur në bisedat private gjatë tre viteve të fundit dëshirën për të shërbyer si sekretari i ardhshëm i shtetit.

    Por Trump përfundimisht zgjodhi Senatorin e Floridës, Marco Rubio për postin e lakmuar të sekretarit të shtetit.

    Grenellit, sipas Politicos iu ofruan poste të tjera në administratën e Trump, duke përfshirë drejtorin e inteligjencës kombëtare, të cilat ai i hodhi poshtë.

    “Së fundmi, ai ka qenë i zëshëm për të ndihmuar mikun e tij, Kash Patel, të zbarkojë si drejtor i FBI-së. Dhe shumë njerëz me njohuri për tranzicionin nuk e përjashtuan mundësinë që Grenell të marrë ende një lloj roli të rëndësishëm”, shkruan Politico.

    Richard Grenell ka shërbyer si ambasadori i SHBA-së në Gjermani dhe si emisar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!